Kris Humphries, basketbollisti profesionist amerikan u la nga gruaja e tij Kim Kardashian, vetëm 72 ditë pas martesës së tyre.

Që prej asaj dite, aludimet se sjellja e tij ndaj saj ka qenë mjaft negative, kanë qenë të shumta. Në media është përfolur shumë se ai e quante atë “prapanicë e madhe” dhe se e injoronte shpesh në publik.

Ndër të tjera, burimet e konfirmuara nga revista prestigjioze amerikane ‘US Magazine’ thonë se ai e ka nënvlerësuar atë edhe gjatë regjistrimit të njërit prej serialeve të spektakleve reality-show të familjes Kardashian, duke i thënë se ‘ishte një budallaçkë pa talent dhe se fama e saj nuk do të zgjaste gjatë’, transmeton Lajmeshqip.

Pavarësisht aludimeve, thuhet se Kris ka për ta hedhur në gjyq Kimin, duke i kërkuar dëmshpërblim prej 10 milionë dollarësh për rolin e tij në serialin e tyre, të cilin ai thotë se klani Kardashian ka për ta përdorur duke transmetuar skenat në favor të tyre.

Përpara disa ditëve u organizuan tubime njerëzish dhe peticione nëpërmjet internetit që kërkonin përjashtimin e klanit Kardashian nga televizioni dhe bojkotimin e çfarëdo produkti të tregtuar prej tyre, pasi kjo familje, sipas opinionit të protestuesve, është një shembull mjaft i keq i një familje të shthurur dhe që i jep rëndësi kotësive.

Kim Kardashian thuhet se është ndaluar nga e ëma e saj Jenner Kardashian për t’u shfaqur në publik, deri sa çështja e divorcit të saj të mbyllet përfundimisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here