Hande Erçel së fundmi ka shqetësuar të gjithë fansat e saj me postimin që ka bërë në Instagram.

Që periudha e fundit nuk ka qenë aspak e qetë apo e lumtur për të, kjo dihet tashmë. Duke filluar nga ndarja me Murat, tek vdekja e mamasë së saj, e deri tek sakrificat që duhet të bëjë për të mbajtur projektet e saj në këtë periudhë kaq të ngarkuar në sferën personale.

Megjithatë, sikur të mos mjaftonin këto, shpesh herë Hande është kritikuar për peshën e saj. Qoftë nga fansat, apo nga producentët, Hande konsiderohej si “më e mbushur seç duhet”.

Kjo gjë jo vetëm ka ndryshuar, por duke parë foton mund të themi se ka ndryshuar rrënjësisht. Hande duket më e dobët se kurrë, gjë e cila i ka bërë fansat të pyesin se çfarë ka ndodhur me aktoren pasi një rënie e tillë në peshë nuk është aspak normale.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/humbja-e-nenes-e-ka-shkarerruar-ja-cfare-po-ndodh-me-handen-618754/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here