Hugh Jackman mposht kancerin për herë të pestë Ylli i “X-Men”, Hugh Jackman ka njoftuar se është operuar edhe njëherë nga kanceri i lëkurës në hundë.Ai ka kërkuar nga njerëzit të përdorin krem kundër diellit.

47-vjeçari ka postuar një fotografi në Instagram me një fashë në hundë duke treguar se është operuar për herë të pestë nga viti 2013.

“Një shembull se çka ndodh kur nuk përdorni krem kundër diellit. Formë e lehtë e kancerit, por serioze, gjithsesi. Ju lutem përdorni krem kundër diellit dhe kontrollohuni me rregull”, ka shkruar ai në Instagram.

Ai thotë se kancerin e ka marrë sepse nuk ka përdorur krem kundër diellit gjatë fëmijërisë në Australi.
Jackman tani kontrollohet çdo tre muaj dhe ka lansuar disa lloje kremrash për mbrojtje nga dielli për fëmijët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here