Krijuesi i revistës “Playboy”, Hugh Hefner, raportohet se është ndarë nga dy të dashurat e tij binjake.

Hefner po krijon një lidhje shumë më serioze me Crystal Harris dhe ka kërkuar nga dy binjaket 20-vjeçare, Kristina dhe Karissa Shannon, të largohen nga shtëpia e tij Playboy Mansion dhe të zhvendosen në shtëpinë tjetër në afërsi Playmate House.

“Kur ato menduan për këtë, menduan se vërtet ishte një ide e mirë. Ato tash do të jenë mikesha të miat, por nuk do të definohen si të dashura”, ka thënë Hugh.

“Ato kanë qëndruar me shumë prej vajzave të tjera dhe kanë parë se ato po shëtisin nëpër vend për të bërë promovime. Ato do të pëlqenin ta bëjnë atë po ashtu”, ka shtuar plaku 83-vjeçar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here