“Huffington Post” lavderon stilin e veshjes së Lorik Faqja e njohur online ne frëngjisht “Huffington Post” i ka thurur lavde të pamenduara futbollistit shqiptar dhe kapitenit të të kuqve Lorik Cana. Jo vetëm për atë që bën në fushën e futbollit. Por edhe për stilin e tij të të veshurit.

Ajo i është referuar paraqitjes së Lorikut në emisionin kult të futbollit në Francë “Canal Football Club” që arrin një shikueshmëri deri në 1.8 milionë shikues.

“Ka dy periudha të ndryshme në paraqitjet e të ftuarve të këtij sezoni: Para dhe pas Lorik Canës”, shkruan Huffington Post i përkthyer nga Lapsi.al.

 “Huffington Post” lavderon stilin e veshjes së Lorik

Ajo i referohet paraqitjes së futbollistit shqiptar në emisionin e 18 tetorit duke theksuar se ai ishte veshur në një mënyrë tejet elegante.
“Me një kostum gri në blu dhe me një kravatë të pagabueshme Cana i ka detyruar të ftuarit pas tij ta imitojnë s’ka rëndësi nëse me më pak apo më shumë gusto” shkruan Huffington Post.

Shkrimi shoqërohet edhe me një video ku jepen paraqitjet e të ftuarve të emisionit përpara dhe pas Lorik Canës dhe ku duket ndryshimi radikal që prezenca e futbollistit shqiptar ka bërë në një prej emisioneve më të ndjekura të Canal Plus.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here