Pas një pune dhe përkushtimi të madh, është publikuar videoklipi i këngës “T’i them heshtjes tane mjaft”, që i dedikohet qytetit të Gjakovës.

Këngëtari e aktori Kushtrim Hoxha, futbollisti Lorik Cana dhe disa qindra pjestarë të tifogrupit “Kuqezinjtë e Jakovës”, nëpërmjet kësaj kënge duan tu dërgojnë mesazh institucioneve të vendit, që të mos e harrojnë Gjakovën dhe të bëjnë më shumë për këtë qytet.

Hoxha, i cili është i lindur dhe rritur në Gjakovë, këtë këngë ua ka dedikuar shokëve të tij të rënë në luftë dhe të gjithë atyre që janë vrarë në lufëen e fundit. Në këtë video paraqiten edhe luftëtarë, që sot jetojnë në kushte të vështira.

Gjate realizimit te ketij projekti, Hoxha kishte bere me dije se kjo eshte forma e tij e ndihmes per qytetin e lindjes:
“Tash e 13 vjet njerëzit e shtetit po e neglizhojnë Gjakovën. Ky qytet që dikur ka qenë i hareshëm sot ka nevojë të ringjallet dhe ta thyejë heshtjen që e ka kapluar. Këtë mund ta bëjmë vetëm ne njerëzit e Gjakovës, artistët, sportistët e të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë sadopak”.

Edhe futbollisti i Lazio-s dhe i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, kishte thënë se e ka pranuar me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në këtë videospot, pasi e ka ndjerë obligim të bëjë diçka për Gjakovën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here