Pavarësisht pasurisë së madhe që e kishte fituar gjatë karrierës së saj, Whitney Houston thuhet se ka falimentuar.

Thuhet që ajo ka shpenzuar gjithë pasurinë e saj, duke përfshirë edhe 100 milionë dollarët, të cilat i ka marrë nga kontratat diskografike. Tani këngëtaren po e financon “Arista”, shtëpia diskografike, e cila e kishte paguar paraprakisht për të regjistruar albumin e saj të ardhshëm.

“Pasuria e saj është shpenzuar. Industria e muzikës është duke ndihmuar atë, shtëpia e saj po e financon albumin, të cilin tani e ka për ta bërë, askush nuk e di se kur do të dalë (në shitje),” tha një burim për “Radaronline.com”. ” Do të mbetej pa kulm mbi kokë po mos të kishte njerëz që po e shpëtojnë. Ka bankrotuar. Kohët e fundit ajo ka thirrur disa persona që t’ia huazojnë ndonjë qindëshe dollarë, dhe kjo është me të vërtetë e trishtueshme. Ajo duhet të kishte të hollat që i ka edhe Mariah Carey, por ajo ka mbetur pa asgjë,” shtoi burimi. Një zëdhënës i këngëtares ka mohuar fuqimisht këto pohime duke thënë se këngëtarja është duke punuar për albumin dhe filmin e ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here