Honeymoons (Muaj Mjalti) filmi i pare serbo-shqiptar, do të shfaqet në shtator në kinematë amerikane.

Me regjisor serbin Goran Paskaljevic dhe bashkeskenarist Genc Permetin filmi mori Cmimin e Madh si filmi me i mire i Evropes Juglindore ne Festivalin e 34-t Nderkombetar te Filmit ne qytetin amerikan, Kleveland.

‘Honeymoon’ aktualisht po konkuron në Festivalin e Filmit në Hong Kong bashkë me filma të tjerë prestigjozë nga regjizorë mjaft të njohur si Fransua Ford Kopola, Roman Polanski, Marko Belokio, Coen Brothers etj.

Filmi flet për dy cifte të reja të sapomartuar, njëri shqiptar dhe tjetri serb, jeta e të cilëve shkon mjaft keq. Në fakt dy historitë nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën por kanë një fat të përbashkët. Filmi ka konkuruar edhe në Festivalin e Venecias në shtator 2009 dhe është pritur mjaft mirë nga shikuesit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here