Kandidaturat-ne-mbrojtje-te-gayHomoseksualët do të japin çmim për personazhin VIP të vitit, që i ka mbështetur në kauzën e tyre. Kristi Pinderi, aktivist i LGBT-së, tha për gazetën “Panorama” se: “viti 2012 ishte një vit i rëndësishëm për lëvizjen LGBT në Shqipëri, dhe gjatë këtij viti, përveç angazhimit të jashtëzakonshëm të komunitetit, individë të ndryshëm mundën të tregonin hapur, me kurajë dhe pa frikë, mbështetjen e tyre për ne, emrat e të cilëve do të votohen nga LGBT për të shpallur dy fituesit e vitit”.

Kështu, Aleanca Kundër Diskriminimit dhe Pro LGBT kanë propozuar një çmim për personazhin publik, që ka qenë aleat apo aleate për lëvizjen tonë, si shenjë mirënjohjeje, ndërsa ju propozojmë 12 emra konkretë, për të cilët do të votojë komuniteti LGBT”, tha Pinderi. Sipas tij, “janë 12 personazhe që kanë qenë jo vetëm mbështetës dhe mirëkuptues ndaj LGBT-së, por kanë mundur të shfrytëzojnë ndikimin e tyre dhe aksesin në media, si dhe respektin që gëzojnë në publik për të promovuar dhe avancuar kauzën LGBT”. Deri në fund të muajit shkurt votimet do të jenë vendimtare në masën 50 për qind për përcaktimin e këtij çmimi, i pari i këtij lloji që do të ndahet mes një “Aleate të vitit” (femër) dhe një “Aleati të vitit” (mashkull). Deri në fund të muajit shkurt votimet janë të hapura, jo vetëm për këta 12 emra që ne propozojmë, por edhe për emra të tjerë”, thotë Kristi. Pas muajit shkurt do të dalin njoftimet e para për rezultatin e për mënyrën se si do procedohet më tej me votimin për të pasur në datën 17 maj 2013 çmimin e parë “Aleati i Vitit” dhe “Aleatja e Vitit”. Votimi do të bëhet online në faqen gay.al, që do të konsiderohet mediumi zyrtar i këtij sondazhi. Më poshtë lista e plotë e 12 kandidaturave VIP.

Kandidaturat për çmimin “Aleatja e Vitit”

Margarita Kristidhi

Elsa Ballauri

Delina Fico

Desada Metaj

Iris Luarasi

Inida Gjata (Zhaku)

Kandidaturat për çmimin “Aleati i Vitit”

Fatos Lubonja

Mustafa Nano

Gezim Tushi

Arian Çani

Igli Totozani

Foto Strakosha

Burimi: vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here