Katie Holmes, e cili në gusht të këtij viti u shkurorëzua nga Tom Cruise, ka zbuluar se nuk i pëlqen të jetë vetëm dhe është e gatshme që të gjejë për vete një bashkëshort të ri, transmeton “Femle First”. Babai i saj, me të cilin aktorja ka qenë gjithmonë e afërt, dëshiron ta ndihmojë në këtë përpjekje.

Aktorja 33-vjeçare dhe kreatorja e modës, gjithë energjinë e saj e ka orientuar në të bijën gjashtëvjeçare, Suri Cruise, e cila së fundi ka filluar të shkojë në një shkollë private në New York.

Tani për të atin e aktores, avokatit Martin Holmes, i cili e ndihmoi të shkurorëzohet më shpejt nga Tom Cruise dhe rreth kujdestarisë së fëmijës të tyre të përbashkët, më e rëndësishme për vajzën e tij është të jetë e lumtur dhe të gjejë një partner të ri. Ai madje është i gatshëm që në këtë kërkim të jetë ‘mësit’.

Martesa e Katie Holmes dhe Tom Cruise, është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme gjashtë muaj para shkurorëzimit zyrtar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here