Menjëherë pas ndarjes nga Tom Cruise, aktorja Katie Holmes ka kontaktuar ish të dashurin e saj, Joshua Jackson.

Ish të dashuruarit, të cilët filluan romancën gjersa ishin duke xhiruar sezonin e parë të serisë “Dawson’s Creek”, pas shkurorëzimit të Katiet filluan praktikën e bisedave telefonike të gjata, të cilat e kanë mërzitur të dashurën e Joshuas, aktoren Diane Kruger, raporton “Gossip Cop”.

“Biseda dukej si e dy miqve të vjetër. Ishte bukur, ishte në të vërtetë shumë bukur”, zbuloi Joshua gjatë paraqitjes në talk shoun “Tonight” të George Stroumboulopoulos. Pas deklaratës së tij, thashethemet rreth “bashkimit” të tyre kanë ndezur të gjithë motorët.

Siç dihet, aktorja 33-vjeçare është shkurorëzuar nga aktori hollivudian, 50-vjeçari Cruise edhe zyrtarisht një muaj e gjysmë pas ndarjes së çiftit të aktorëve hollivudianë, ndërsa arsyeja e kësaj ndarjeje, megjithëse mediat kanë spekuluar se ishte religjioni të cilit i takon aktori, kur nuk është bërë e ditur. Neve na mbetet të shohim nëse këto raportime të medieve amerikane janë të vërteta, pasi që ditë më parë, Katie është parë vazhdimisht në shoqëri të një mashkulli misterioz dhe për të cilin thuhej se është i dashuri i ri i aktores amerikane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here