Pasi që ka thirrur policinë duke pohuar se po shoqërohet nga “persona të panjohur të armatosur gjer në dhëmbë”, duket se aktorja nuk dëshiron t’ia lërë asgjë rastësisë.

Aktorja Katie Holmes u shfaq për herë të parë në publik para disa ditësh, pas publikimit të shkurorëzimit nga Tom Cruise, ndërsa ishte e shoqëruar hap pas hapi nga truprojat e punësuara disa ditë më parë, raporton “Daily Mail”.

Holmes mbërriti në shkollën prestigjioze “Parsons New School of Design” të New Yorkut që të paraqitet në emisionin “Project Runway: All-Stars”.

Ish-gruaja e aktorit të famshëm është shqetësuar kur pranë apartamentit të saj në Manhattan janë parë disa persona të paidentifikuar e që besohet se i përkasin Kishës së Scientologjisë. Ata, bazuar në raportimet e dëshmitarëve, kanë fotografuar dhe i merrnin në pyetje kalimtarët, ndërsa policia nuk ka mundur të veprojë siç duhet, sepse njoftimi ishte bërë nga një prej fqinjëve të Katie Holmes.

Tom Cruise aktualisht ndodhet në Islandë, ku është duke xhiruar filmin “Oblivion”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here