War“War Dogs”, apo qentë e luftës, filmi i shtëpisë së njohur filmike “Warner Bros”, frymëzuar nga ngjarjet e Gërdecit do të ketë premierën në 19 gusht.

“Ndonjëherë në jetë realja është më e çuditshme se fiksioni dhe kjo është ajo që ndodh në këtë histori”, është cituar të thotë për “The Hollywood reporter” regjisori dhe skenaristi i filmit Todd Phillips. Nën interpretimin e Miles Teller dhe Jonah Hill.

E gjithë historia filloi nga një artikull i gjatë investigativ në mars 2011, i Rolling Stone, nga publicist dhe gazetari amerikan Guy Lawson.

“Mall-iste dhe biznesmenë armësh: Si arritën dy çunakë amerikanë të bëhen grosistë të mëdhenj të tregtimit të pajisjeve luftarake dhe si Pentagoni i kapi më pas…” shkruante Lawson.

Më pas, ka qenë prestigjiozja “The New York Times” që i ka kushtuar një artikull të gjatë në faqe të parë ngjarjes tw tmerrshme të 2008.

“Çdokush që e ka takuar Efraimin ka thënë që e ka vështirë ta harrojë më pas”, është shprehur Jonah Hill, ylli i kinemasë së Hollywood-it që interpreton të riun Diverol. Kështu që edhe ai u përpoq të bënte të njëjtën gjë për të ndërtuar karakterin e tij.

Todd Phillips, po ashtu autor i trilogjisë së famshme “Hangover”, thyes i rekordeve të shikueshmërisë, me 1.3 miliardë fitime, ka paralajmëruar që shikuesit të mos presin një përsëritje të Hangover.

“Ky është një film për djem që marrin një vendim të gabuar, ashtu si në të gjithë filmat e mi të tjerë. Por në rast se në filmat e tjerë vendimet e gabuara i bëjnë ata bashkë. Në këtë film një vendim i tillë mund t’i përçajë” ka thënë Phillips, duke shuar një pjesë të kuriozitetit para premierës.

Bradley Cooper, aktori hollivudian me famë botërore është një prej producentëve të këtij filmi dhe pjesëtar i kastës së aktorëve që marrin pjesë në të.

Kohëzgjatja e filmit është 114 minuta dhe ngjarjet tragjike të parave, korrupsionit apo ëndrrës amerikane përthyhen në sens komik.

“War Dogs”, bazuar në një histori të vërtetë pret publikun amerikan për t’ju treguar historinë e tregtarëve ndërkombëtarë të armëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here