Lajmi se ekziston një video pornografike e realizuar në shtëpi të ish-mundësit, ka dalë në publik.Edhe pse ai dukej krejtësisht i ftohtë, Hulk Hogan – pak ditë pasi që pamjet e tij private dolën në publik – i ofroi ueb-faqes Gawker.com një shumë të madhe për blerjen e materialit.

Në fakt, redaksia e këtij portali ka në pronësi videon seksuale prej gjysmë ore të ish-mundësit dhe bashkëshortes së shokut të tij.

Hogan, emri i të cilit në të vërtetë është Terry Bollea ka punësuar disa redaktorë për ta parandaluar publikimin e intimitetit të tij në Gawker.com dhe të angazhohen që videon seksuale prej 90 sekondave ta tërheqin nga ueb-faqja, të cilën e publikuan madje javën e kaluar.

Në tërë këtë histori, shkruan TMZ.com kanë ndërhyrë edhe disa persona kryesorë të një faqe të famshme pornografike duke thënë se: “Ne jemi serioz në synimin për të bashkëpunuar me ju. Merreni në konsideratë propozimin tonë që të xhironi për ne dhe na lajmëroni për marrëveshjen”, i thanë Hulkut, i cili i injoroi dhe i konsideroi ofertat si fyese dhe të turpshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here