Kompania Entermedia ka shënuar një hap shumë të rëndësishëm në tregun ndërkombëtar duke qenë se videoklipi i këngës së Elvana Gjatës, “Hitech”, është përzgjedhur në top-njëzet videoklipet e vitit në Ballkan.

Evenimenti i ndarjes së çmimeve Balkan Music Video Awards (http://www.balkanika.tv/bma_2010/video.htm) që mbahet më 20 maj në Sofje të Bullgarisë, ka nominuar klipin e këngës “Hightech”, i cili do të konkurrojë me videoklipet e yjeve të njohura, si Morandi, Anna Vissi, Dino Merlin, Hari Mata Hari, Severina etj.

Ky është hapi i parë që Entermedia po bën në tregun ndërkombëtar dhe t’i urojmë suksesin maksimal kësaj kompanie dhe ekipit të saj që do të jetë prezent në ceremoninë Balkan Music Video Awards në Sofje. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here