Martina Hingis, dikur tenistja më e mirë në botë, nuk ka pranuar të fotografohet lakuriq për revistën e njohur të meshkujve Playboy, për shkak të, si tha ajo, dashurisë.

Kam marr oferta tejet tërheqëse, por i kam refuzuar pasi partnerit tim kjo gjë nuk do t’i pëlqente aq shumë”, ka deklaruar zvicerania e natyralizuar (me origjinë çeke) 28–vjeçe për gazetën Blick.

Kjo ish-kampione botërore në tenis është në lidhje me një avokat nga Zürichu, i cili sipas të gjitha gjasave ka pikëpamje ca më konservative ndaj jetës, vlerëson “Blick”.

Mirëpo, Martina megjithatë punon si modele.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here