Paris Hilton thuhet të ketë ndërprerë lidhjen e saj 14 muajshe me Doug Reinhardtin, pasi që sipas saj ai po e shfrytëzonte atë për famë dhe si shtysë për karrierën e tij.

Trashëgimtarja e hoteleve ishte detyruar që të ndërpresë lidhjen e saj me ish-yllin e serialit “The Hills”, pasi që është zbuluar se ai është bërë producent në një ‘reality shou’ të motrës së saj dhe se dëshironte që Paris të merrte pjesë në të.

“Paris kurrë nuk ka pasur plane që të marrë pjesë në një ‘reality shou’y, por Reinhardt i bënte presion asaj që të merr pjesë, kurse ajo refuzoi kategorikisht. Pa përfshirjen e saj, ky reality sipas tij është dështim”, tha një burim.

Spekulimet u përhapën javën e kaluar kur Hilton u pa nëpër ndejat e Hollywoodit, kurse tashmë ish i dashuri i saj Doug Reinhardt, shkoi te prindërit në Aspen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here