Paris Hilton festoi 30-vjetorin e saj të lindjes me një festë me temë nga vitet 1920, lajmëruan sot mediat amertikane.

Shougirl-i priti “300 prej miqve më të mirë” në një hotel të Hollivudit. Vetë ajo ishte veshur me një fustan korse dhe një lule të madhe në kokë në vend të kërficave, si ato që mbaheshin në festat mondane të fillimit të shekullit të kaluar.

Falë ngjyrës së kuqe të ndezur, Paris e kishte të lehtë të veçohej gjatë të gjithë mbrëmjes, ndërsa të ftuarit ishin veshur më së shumti me frak, smoking e cilindër në kokë për meshkujt apo me fustane të gjatë pa ngjyra të theksuara dhe të gjerë në bel për femrat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here