Hillary Clinton hap dyqan onlineHillary Clinton e ka treguar anën e saj të humorit, duke bërë shaka me ndjesinë për modë që e kanë konservatorët.Kandidatja për presidente në SHBA e ka lansuar dyqanin e saj zyrtar, ku gjendet edhe një kostum i quajtur “The Everyday Panstuit Tee.”

Bluza me mëngë të shkurtra që kushton 30 dollarë ka një grafikë që e bën të duket si kostumet që mban veshur Clintoni.

Në përshkrim, thuhet se kjo bluzë “sjell një kuptim krejtësisht të ri për një të premte të rastit”.

Ish-senatorja e New Yorkut ishte kritikuar për pamjen e saj gjatë fushatës presidenciale në vitin 2008./koha/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here