Kim Kardashian, e cila u divorcua pas 72 ditësh martese, do të jetë në Australi gjatë javës së ardhshme, për të promovuar mënyrën e shëndetshme të të ushqyerit.

Por derisa gazetarët janë në pritje të kësaj ngjarje, duket se do të mund të sigurojnë vetëm pamje, e jo aq shumë fjalë prej saj, veçanërisht jo për divorcin me Kris Humpries.

Gazetarët që janë të interesuar për të folur me Kardashian, kanë marrë udhëzime nga menaxhmenti i saj, që bën me dije se Kim do të flasë me disa kushte të veçanta.
“Intervistat me Kim duhet të lidhen me pozitën e saj si avokate e ushqimit të shëndetshëm”, shkruan në e-mailin zyrtar.
Pyetjet lidhur me divorcin me Humpries dhe lidhjen me Kanye West nuk do të lejohen, e nëse parashtrohen, atëherë menaxhmenti do të përmbyll intervistën.

Duket se Kim më në fund do të përkushtohet në çeshtje më serioze dhe nuk do të zbulojë shumë informacione nga jeta e saj, mëqe viteve të fundit nuk ka preferuar të mbajë pothuajse asgjë private.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here