Nuk jam dashuruar marrëzisht pasi dashuria sot është interes.

Hermes Nikaj u lind në Tiranë. Që i vogël ishte i apasionuar pas aparatit dhe ëndrrës për të qenë një Model. Është vetëm 21 vjeç dhe deri më tani ka arritur t’i realizojë të gjitha qëllimet që i ka vënë vetes. Pasioni më i madh i jetës së tij është pasarela, por nuk ngelen pas baleti, aktrimi dhe udhëtimet në vende të ndryshme të botës.

Hermes Nikaj është nipi i këngëtares së njohur Pavlina Nikaj, e cila në vitet ’50-’70 së bashku me Anita Taken u bënë mjaft të dashura për publikun shqiptar. Ai është pasardhës i një familje artistësh dhe pikërisht nga gjyshja ka trashëguar dashurinë për artin dhe të bukurën në tërësi. Hermesi ka përfaqësuar Shqipërinë në shumë evente dhe kompeticione mode duke marrë vlerësime për tiparet dhe fizikun e tij të veçantë, të cilin e përkufizuan të tipit latin. Gjithashtu, ka pozuar për koleksione veshjesh të firmave të ndryshme, duke u bërë pjesë e katalogëve përkatës.

Hermes Nikaj, modeli shqiptar tashmë i njohur në Itali & Greqi ka arritur të bëhet imazh i disa firmave më të njohura në industrinë e modës dhe setet e tij fotografike shkëlqejnë, jo vetëm në gazetat dhe revistat më prestigjioze në Shqipëri, por në mbarë botën. Tashmë u bënë 3 vjet që Hermesi po merret me modeling dhe aktualisht është pjesë e Agjencisë Icon, si model.

Por është pikërisht pjesëmarrja në emisionin Aldo Morning Shovv (një prodhim i Tv Klan), ajo që e ka bërë Hermesin të njohur për gjithë publikun shqiptar. Tashmë u bënë 6 muaj që ai i është bashkuar stafit dhe është kthyer në një yll të vërtetë mediatik.

-Kur dhe ku ka filluar të kërcejë, modeli Hermes dhe kush e ka zbuluar si talent?
Gjithçka ka nisur në Milano, ku unë kam studiuar në shkollën e baletit. Më pas fillova të merresha dhe me modeling. Isha vetëm 17 vjeç kur jam bërë pjesë e një agjencie mode shumë të njohur : Fashion & Design. Mungesa e dokumenteve më detyruan të kthehem.

-Krahas baletit ju jeni aktivizuar si model. Kush jua nxiti këtë dëshirë. Ku e bëtë performancën e parë në cilën pasarelë?
Patjetër që po, që i vogël isha i apasionuar pas aparatit dhe ëndrrës për të qenë një Model. Sigurisht, me punë arrihet gjithçka. Familja ka qenë një shtysë drejt këtyre talenteve, veçanërisht gjyshja, e cila ka qenë këngëtare : Paulina Nikaj.
Ku jeni përgatitur si balerin?
Në shkollën e baletit në Milano kam mësuar gjithçka mbi baletin, zhanret dhe koreografinë. Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për mua dhe që më ka shërbyer.
Në fillim si model me disa foto për sete. Imazh i kujt firme ishit?
Në moshën 17- vjeçare nisa bashkëpunime me disa fotografë për sete të ndryshme fotografike. Gjithashtu, kam pozuar për koleksione veshjesh të firmave të ndryshme, duke u bërë pjesë e katalogëve përkatës
Ku e keni përfaqësuar Shqipërinë?
Unë kam përfaqësuar Shqipërinë në disa evente dhe kompeticione mode. Përmend këtu spektaklin “Java e Modës” (Maj-2009), ku unë përzgjidhem për të përfaqësuar Shqipërinë. Këtu u vlerësova për fizikun dhe tiparet e mia, të cilat u vlerësuan “Look i tipit Latin”.
Cilët janë aktorët shqiptarë që preferoni?
Margarita Xhepa & Tinka Kurti
Aktualisht me se merret Hermesi?
Tashmë u bënë 6 muaj që jam pjesë e Aldo Morning Show , një reality show nga e hëna në të premte. Unë prezantoj një rubrikë shoubizi gjithashtu, trajtoj dhe probleme të ndryshme sociale.
Për cilat firma punoni si imazh?
D & G, Cavalli, Icon-Agency etj..
Njëkohësisht mendoni të filloni dhe aktrimin?
Po sigurisht, aktrimi është një tjetër talent imi dhe unë ndjehem “OK”.
A është i dashuruar Hermesi?
Për momentin jam Single. Sa i përket femrave të sotme janë materialiste dhe shkojnë pas interesit.
Ku ndiheni më mirë në aktrim, modeling apo balet?
Të gjitha nga pak, kanë rëndësinë e vet: aktrimi, modelingu, baleti & palestër intensive.
Përdorni alkool?
Zakonisht nuk jam i dhënë pas alkoolit, vetëm me raste apo sebepe, ndërsa cigare, po.
Jeni dashuruar ndonjëherë marrëzisht?
Nuk jam dashuruar asnjëherë dhe mendoj se në ditët e sotme çdo gjë është interes.
Si duhet të jetë femra juaj e preferuar?
Sigurisht një femër e shkolluar dhe sexy.
E keni menduar ndonjëherë bashkëjetesën
S’e di. Di të them që deri tani nuk kam bashkëjetuar, por jam pro bashkëjetesës.
A keni miq homoseksualë dhe cili është mendimi juaj për ta?
Patjetër që kam miq edhe homoseksualë. Ata janë pjesë e shoqërisë shqiptare dhe janë njësoj si të tjerët. Mendimi im është “OK” dhe jo paragjykues.  Po pse mos ti kem shok? (qesh)
Nipi i këngëtares së njohur Pavlina Nikaj, si ndiheni?
Jam vërtet krenar që kam mbiemrin Nikaj. Gjyshja është njeriu më i shtrenjtë për mua dhe suksesi im i dedikohet asaj.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here