Premtoi, punoi dhe publikoi pak ditë më parë këngën e saj “I got you”. Bebe Rexha ishte më tepër se rrëzëllitëse dhe seksi në performancën e saj, për mos të komentuar vokalit.

Kënga duket se ka filluar të ketë suksesin e shumë pritur nga këngëtarja, e sigurisht në këtë rast mund të themi se dhe të famshmit gëzohen kur shënjohet një i tillë.

Për këngëtaren me origjinë shqiptare duket se ka qënë shumë emocionues momenti kur ka dëgjuar për herë të parë këngën e saj në Amerikë.

Disa orë më pare, Bebe Rexha, ka postuar në Snapchat një video, në të cilën është duke dëgjuar “I got You” në një radio në New York. Ajo i ngre volumin vazhdimisht dhe shkruan: “Po dëgjoj këngën time për herë të parë në New York”.

Mesa duket  është hera e parë që një radio në New York zgjedh të ketë pjesë të play listës së saj këngën e Bebes. Kjo gjë e ka emocionuar pafund këngëtaren që e shpreh këtë edhe në mediat sociale. 1 2

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here