Christina Hendricks, e njohur me rolin e Joan Halloway në serinë “Mad Men”, është shpallur si femra më e bukur në Amerikë sipas vendimit të 10 000 femrave nga i gjithë kontinenti, të cilat kanë marrë pjesë në votimin e organizuar nga revista “Esquire”, raporton “San Francisco Chronicle”.

Ajo mori 30 % të votave dhe kështu zuri fronin e “gruas më të bukur” të manekines braziliane Adriana Lima. Aktorja është fotografuar për ballinën e revistës “Esquire” dhe me fotot e mrekullueshme ka mahnitur fansat.

Fansat në gjithë botën, së shpejti mund të shohin Christinan në filmat “Life As We Know It”, “The Family Tree” dhe “Leonie”, të cilët duhet të fillojnë të shfaqen në fund të vitit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here