Helen Mirren, një prej aktoreve më të famshme të Mbretërisë së Bashkuar fotografohet në vaskën e saj të banjës, nudo.

Nuk është ndonjë paparac që e ka bërë prapësinë, por ka qenë vetë ideja e Mirren për të bërë një set fotografik për “New York Magazine”, realizuar nga Juergen Teller.

Aktorja është ndër më të dashurat për publikun anglez dhe aktualisht po promovon filmin “Love Ranch”.

Edhe më parë Helen ka pozuar nudo, në vitin 1999, në një kalendar seksi, për të mbledhur fonde në mbeshtetje të kërkimeve për sëmundjen e leucemisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here