Helen Mirren me këpucët e punuara nga gratë e Kosovës Pikërisht këpucët e dizajnuara nga gratë e Kosovës i ka mbathur së fundi aktorja e famshme britanike Helen Mirren, e cila përpos që ka mbështetur këtë iniciativë, ajo edhe ka lavdëruar dizajnin e punuar nga gratë e Kosovës.

Brendi britanik L.K.Bennett dhe Women for Women International kanë sjellë së fundi koleksionin e kepucëve #heartandsole të qëndisura nga gratë e Kosovës, shkruan KultPlus.

Fitimi nga ky koleksion u dedikohet fuqizimit të grave që mbijetojnë nga lufta, kurse rrobet e LK Bennett, ndër tjera, i veshë edhe bashkëshortja e Princit britanik William, Kate Middleton.

Por pikërisht këpucët e dizajnuara nga gratë e Kosovës i ka mbathur së fundi aktorja e famshme britanike Helen Mirren, e cila përpos që ka mbështetur këtë iniciativë, ajo edhe ka lavdëruar dizajnin e punuar nga gratë e Kosovës, të cilat tashmë janë vendosur në koleksionin e fundit të këpucëve të këtij brendi të famshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here