Mbrëmë u mbajt edicioni i tetë i spektaklit ‘’Zhurma Show’’, spektakël ky që synon të shpërblejë artistët më të mire të vitit.Se a u shpërblyen vërtetë më të mirët i mbetet publikut ta vlerësojë.

Ajo që na bëri pështypje që në fillim ishin ngjyrat kuq e zi që dominonin në veshjet e mysafirëve për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë,një ide kjo e mrekullueshme e këngëtarit Hekuran Krasniqi.

U ndanë shumë qmime dhe të krijohet përshtypja se nuk mbeti kush në sallë pa qmim apo ndoshta ishin të pranishëm vetëm ata që do të shpërbleheshin këtë nuk e dimë,por ajo që na bëri përshtypje edhe kësaj radhe ishin fjalimet e artistëve të cilët duke u munduar të gjejnë fjalët më të mira ndonjëherë edhe ja ‘’fusin kot’’, e kjo gjë si duket edhe e bëri ‘nervoz’’ Hekuran Krasniqin,i cili iu përkujtoj kolegëve të tij se kanë harruar kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i falenderuar UÇK-në për cdo gjë që kanë bërë, e duke lënë anash falenderimet për mamatë dhe grimerët.

Ndryshe Hekuran Krasniqit iu nda një qmim special për këngën dhe spotin ‘’Dasma Shqiptare’’ që është realizuar për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë./E.B/indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here