Këngëtari i cili sapo ka sjellë në treg një baladë që po dëgjohet shumë, me titull “Sa zemra i ke ti”, Hekuran Krasniqi, ka qenë i ftuar në programin “Pro Shqip” në Top Kosova Radio.

Këngëtari ka rrëfyer shumë për muzikën, por që gjatë kësaj kohe, siç na tha, e pengojnë shumë padrejtësitë, që fatkeqësisht po e ulin cilësinë e këngëtarëve me vlerë.

Ndërsa, Hekurani në lidhje me duetet ka treguar se ato bëhen dhe forcojnë më shumë suksesin e një kënge, ndërsa për duetin me Gentën ka thënë vetëm një shprehje, se “Genta është diva”. Artisti ka kohë që krijon këngë dhe për të tjerët, madje për këtë është i lumtur dhe i hapur për talentet e reja.

Në fund ai ka treguar se ky do ta gjejë ndërrimi i viteve, do të jetë në sheshin e Gjilanit, më pas në Prizren dhe më 1 janar në Prishtinë, duke kënduar. M. GJ.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here