Hekuran Krasniqi se fundi ka realizuar një duet se bashku me këngëtaren Qëndresa Millakun e që pritet të lansohet së shpejti.

Shumë shpejtë do të lansojmë edhe një këngë tjetër, e kjo vjen si bashkëpunim me një këngëtare të re, e cila është Qëndresa Millaku dhe e cila ne publik do të identifikohet vetëm si Qendresa.

Ky është bashkëpunimi i fundit që kam bërë me Qëndresën, për të cilën mendoj se ka një zë super-fantastik”, ka theksuar Hekuran Krasniqi për të përditshmen “Infopress”.

Videoklipi i këngës tashme ka përfunduar dhe pritet te publikohet brenda kësaj jave nëpër televizionet tona.

Ndërkaq Hekurani ka përfunduar edhe albumin e tij të ri, por ende nuk ka arritur të gjejë titullin e projektit të tij të ri. “Jam duke i pyetur fansat në Facebook se a po ia lemë emrin ‘Kompot’, apo ‘Ashaf’, e shumica më kanë thënë ‘Kompot’”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here