Këngëtari kosovar Hekuran Krasniqi në një bisedë për Telegrafi.com, ka bërë të ditur se ai në bashkëpunim me Linda Halimin dhe Korab Kallaba kanë realizuar një këngë për të ndjerin Bekim Fehmiu.

Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Izet Kallaba, muzika është realizuar nga Korab Kallaba, ndërsa kënga është orkestruar nga vetë Hekruan Krasniqi.

“Kënga për Bekim Fehmiun është realizuar për të nderuar aktorin e madh shqiptar. Ne të paktën si artistë konsiderojmë të soladirizohemi me krijimet tona artistike për të kujtuar dhe nderuar të ndjerin aktorin e madh shqiptar, Bekim Fehmiun”, ka pohuar këngëtari Hekruan Krasniqi për Telegrafi, duke thënë se shpreson t’i realizojë edhe video-klip këngës.

Hekurani po ashtu ka bërë të ditur se brenda këtyre ditëve do të shfaqet një duet me modelen dhe këngëtaren Xhuljeta Gërxhaliu- Kuçi, e cila është një këngë për futbollistin e ndjerë Besjan Idrizaj, i cili vitin e kaluar ndërroi jetë në banesën e prindërve të tij në Austri, si pasojë e një sulmi në zemër.

“Brenda javës që vjen plasohet një duet në mes meje dhe Xhuljeta Gërxhaliu- Kuçi, një këngë për Besjanin e ndjerë, futbollistin shqiptarë që ishte i angazhuar në Premier Ligën angleze”, ka përfunduar Hekruani./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here