Me një gërshetim dhe laramani zhanresh do të paraqiten së bashku tre këngëtarët e njohur Hekuran Krasniqi, Afërdita Dreshaj dhe reperi Arian Agushi i njohur si “Golden AG”.

Ata së shpejti do të lansojnë në treg një këngë të re e cila i dedikohet Çamërisë dhe kjo këngë do të lansohet bashkë me videoklip.

“Kemi vendosur që së bashku me Afërditën dhe Arianin të realizojmë një këngë kushtuar Çamërisë. Do të jetë një kombinim mes Hip-Hopit, labërishtes dhe toskërishtes. Është diçka e re në tregun muzikor dhe shpresojmë të pëlqehet në publik”, tha Hekuran Krasniqi për “Zërin”. Hekurani sapo ka përfunduar edhe një projekt tjetër të ri, me këngëtaren Adelina Hasani.

Kënga titullohet “Çelet dera”, tekstin e së cilës e ka bërë Xoni, ndërsa muzikën dhe orkestrimin Hekuran Krasniqi. “Kënga bënë fjalë për një vajzë që në muzikë vjen më ndryshe se të tjerët, me një seriozitet, dinjitet dhe gjasë për të bërë shumë fansa, sa banorë ka Kina”, shton ai. Kjo këngë do të lansohet bashkë me videoklip, ndërsa Hekurani është i angazhuar edhe me realizimin e albumit të Adelinës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here