Katherine Heigl ka zbuluar se ajo dhe burri i saj Josh Kelley janë ‘dyshja më e mërzitshme në Hollywood’, dhe ka qenë tronditje për ta kur fqinjët kishin filluar të lëshojnë ‘britma’ disa ditë më parë.

Aktorja e filmit ‘Life As We Know It’, e cila ka vajzën 20-muajshe Naleigh me këngëtarin, ka zbuluar se ajo është detyruar të thërrasë policinë e Los Anglesit gjatë të martës mbrëma (12.10.10), kur fqinjët e saj kishin filluar të ulërijnë në ta, derisa ata qëndronin të qetë në vaskë.

“Një natë ishim duke qëndruar në vaskën e nxehtë, ishim vetëm ne të dy. Ne sapo e kishim vënë poshtë foshnjën. Ai ka qenë në turne dhe ishte në shtëpi vetëm për tre ditë. Unë vesha bikinit më qesharak, ishte mbresëlënëse”.

“Fqinjët filluan të bërtasin në ne, të dalim jashtë. Mendova ´E kam përjetuar këtë, kam parë mjaft kështu. Është qesharake, është ngacmim dhe do ta thërras policinë´. I telefonova sigurimit tim dhe ata kontaktuan policinë dhe ata biseduan me ta. Ne nuk jemi të çmendur, se nuk do të dilnim atje dhe të bëjmë diçka skandaloze”, ka thënë Heigl.

Megjithatë 31-vjeçarja thotë se e gjithë situata ishte shumë qesharake. “Ne jemi çifti më i mërzitshëm në Hollywood dhe kjo ishte gjëja më skandaloze që ndonjëherë kemi bërë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here