Heidi KlumHeidi Klum thotë se ajo nuk ka pasur një sukses brenda natës, por është dashur të punojë shumë për të arritur aty ku është sot.

Supermodelja dhe nikoqirja e shout “Project Runway”, thotë se suksesi arrihet vetëm me punë.

“Pasi fitova garën e modelimit në Gjermani, mendova, ‘Kjo është bileta ime. Gjërat do të ndodhin’. Por nuk ndodhën. Kurrë nuk munda të siguroj një punë. Eca nëpër New York për tre ose katër muaj”, ka thënë Klum për Page Six.

Klum, e cila aktualisht është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt, së fundi zbuloi se ajo ka refuzuar të veshë veshje të shtatzënave pasi ata tashmë nuk janë në trend.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here