Me rastin e ndarjes së shpërblimeve tradicionale “Kids’ Choice Awards” në Los Anxhelos, ku në mesin e të shpërblyerve ishin Johnny Depp, Xhastin Biber dhe Miley Cyrus, pati edhe disa befasi të tjera.

Në ndarjen zbavitëse të shpërblimeve “Kids’ Choice Awards” pati mjaft humor dhe duartrokitje, duke pasur parasysh se shumë yje të filmit u spërkatën me ngjyrë të gjelbër në skenë, në momentet kur paralajmërohej ardhja e tyre, ose ndarja e çmimeve.

Shpërblimet janë ndarë në shumë kategori, në mesin e të cilave edhe ato për aktorët, këngëtarët, sportistët dhe yjet tjera më të mira.

Udhëheqës i ceremonisë ishte aktori dhe komiku Xhek Blek, i cili ndër të parët “u gjelbërua”, ndërsa në ndarjen e çmimeve mori pjesë edhe bendi i njohur muzikor “Black Eyed Peas”.

Manekinia Heidi Klum ishte po ashtu në mesin e atyre që pësuan të njëjtin fat.

Vajzat në publik kanë brohoritur për Justin Timberlake dhe Biber, derisa në të njëjtën mënyrë kanë reaguar edhe djemtë ndaj Miley Cyrus.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here