Supermodelja Heidi Klum do të jetë prezantuesja e spektaklit të madh MTV Europe Music Awards.

Bukuroshja gjermane do të jetë nikoqirja e ceremonisë madhështore që do të mbahet në Frankfurt të Gjermanisë të dielën më 11 nëntor.

“Unë jam e nderuar që të jem prezantuesja e MTV EMA 2012, që po rikthehet në vendlindjen time. MTV EMA është një prej netëve më të mëdha në muzikën botërore, me audiencë nga e gjithë bota. Ne do ta ndezim”, ka thënë Heidi.

Rihanna është më së shumti e nominuar në MTV EMA me pesë nominime, ndërsa ajo pasohet nga Justin Bieber dhe Katy Perry që kanë nga katër nominime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here