Heidi Klum ka dëshmuar se akoma i takon titulli i supermodeles. 38-vjeçarja ka pozuar e zhveshur për revistën Allure.

Përkundër moshës, ajo duket për mrekulli edhe pse asnjëherë nuk i është nënshtruar ndonjë ndërhyrjeje kozmetike.

“Të gjithë e kanë vizionin e tyre për të bukurën, ndërsa për mua kirurgjia plastike nuk duket bukur, sidomos te vajzat e reja. Pyes veten se çfarë do të bëjnë kur t’i mbushin 40-50 vjet”, ka thënë manekinia.

Klum, e cila është ndarë nga këngëtari Seal pas shtatë vitesh martesë, ka thënë se ende po mundohet që ta sistemojë jetën e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here