Heidi KlumSupermodelja shtatzënë Heidi Klum nuk dëshiron të mbajë veshje të shtatzënisë, andaj blen veshje me numër më të madh nga disenjatorët e saj të famshëm.

Bukuroshja gjermane, e cila është shtatë muaj shtatzënë me fëmijën e saj të katërt, thotë se roli i saj si nikoqire në shoun “Project Runway”, nënkupton se ajo gjithmonë duhet të ndjekë modën, andaj ajo zgjedh të mbajë veshje me numër të madh nga koleksioni i saj i disenjatorëve, për të mbuluar barkun e fryrë.

“Stilisti im përpiqet të gjejë veshje jo për shtatzëna, andaj gjithmonë veshi shumë nga The Row, nga Mary-Kate dhe Ashley Olsen. Më pëlqejnë veshjet e tyre. Edhe Marc Jacobs”, ka thënë modelja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here