Supermodelja gjermane, Heidi Klum, besohet se dëshiron nga tashmë ish-bashkëshorti i saj, Seal, që të nënshkruajë një kontratë si pjesë e divorcit të tyre, ku thuhet se ai nuk lejohet të flasë për kohën e kaluar së bashku.

Çifti ishte ndarë në janar, pas shtatë vitesh martesë, ndërsa supermodelja 38 vjeçare dëshiron të sigurohet që Seal të mos flasë për kohën që kanë kaluar së bashku.

“Ajo ka kërkuar nga avokatët që të bëjnë një klauzolë në kontratën e divorcit të tyre që do t’u ndalojë të dyve që të flasin për martesën e tyre”, ka theksuar një burim i Daily Star.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here