Heidi Klum dhe Seal kanë vendosur të bëjnë një turne nëpër SHBA për t’u dhënë këshilla çifteve për lidhjet e tyre.

Modelja dhe këngëtari, të cilët janë të martuar qe pesë vite dhe kanë katër fëmijë, kanë nënshkruar për një ‘reality show’, ashtu që do të udhëtojnë rreth e qark SHBA-ve duke dhënë këshilla për çifte.

“Heidi dhe Seal kanë njërën nga lidhjet më të qëndrueshme në ‘shoubiz’, prandaj është e drejtë që ata të shfrytëzojnë përvojat e tyre për t’i ndihmuar të tjerët”, ka thënë një burim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here