Tashmë është bërë tradicionale që pas ceremonisë së Academy Awards të organizohet ndeja nga fondacioni i Elton John për të ndihmuar të sëmurët nga AIDS.

Në këtë eveniment marrin pjesë aktore të njohura, manekine, këngëtare etj., ndërsa kësaj radhe, atmosferën e kanë ndezur manekinet Heidi Klum dhe Bar Refaeli.

Ato janë argëtuar dhe kanë pozuar për fotografë, ndërsa në këtë ndejë ishin të pranishëm edhe emra të tillë, si Brooklyn Decker, Katy Perry, Alessandra Ambrosio dhe motrat Kim e Kourtney Kardashian, të cilat rrallëherë mungojnë në organizime të tilla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here