Hefner kerkon divorcin nga gruajaPas 11 vitesh te ndare, themeluesi e Playboy, 83-vjecari Hugh Hefner, ka paraqitur kerkesen per divorc nga gruaja Kimberly Conrad, 47 vjec, me te cilen u martua ne vitin 1989.

Sipas faqes online te “People”, Hefner ka hedhur hapin perfundimtar, pasi ish-gruaja ka kerkuar pjese nga shitja e nje prej shtepive.

Ne mars, themeluesi i perandorise se lepurusheve vuri ne shitje 28 milione dollare rezidencen e tij ne Holmby Hills.

Ne lindje te Los Angeles, vila 700 metra katrore eshte blere vetem per 18 milione dollare nga nje klient anonim.

Hefner ka reduktuar ne 20 mije dollare, kuoten qe merr Conrad cdo muaj per rritjen e dy femijeve te ciftit, te cilet prej mese 10 vjetesh jetojne me te emen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here