Seria e cila ishte pritur të shndërrohet në një hit ‘Playboy Club’, është anuluar pas vetëm tre episodeve të emetuara.

Kjo seri, në të cilin rolin kryesor e luanin Amber Heard, Jenna Dewan-Tatum, Eddie Cibrian dhe Naturi Naughton, kishte shikueshmëri tejet të dobët, me vetëm 5 milionë shikues që kanë shikuar debutimin më 19 shtator.

Dhe numri i shikuesve kishte vazhduar të bjerë, ku episodi i fundit është shikuar nga vetëm 3 milionë shikues dhe performanca e dobët e saj, ka shtyrë shefat që ta anulojnë.

Dhe për Amberin ky ishte një dëshpërim i madh, pasi ishte rikthyer pas një kohe të gjatë në aktrim dhe ky dështim e ka goditur rëndë, pasi momentalisht ka mbetur e paangazhuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here