Hazir Haziri në filmin “der Albaner” Hazir  Haziri ka filluar të luaj në filmin që është produksion i përbashkët gjermano-shqiptarë “Der Albaner”. Në fakt në këtë film luajnë edhe aktorë të tjerë shqiptarë, në mesin e të cilëve është edhe aktori Nik Xhelilaj, nga Shqipëria, i cili ka rolin kryesor në film.

Haziri ka thënë për Rozë se xhirimet e këtij filmi kanë filluar qysh në fillim të shtatorit, ku janë kryer skenat që kanë pasur për t’u luajtur në Shqipëri.

Aktorë të tjerë shqiptarë që luajnë në film janë edhe Çun Lajçi dhe Luan Jaha.

“Filmi është 80 për qind i financuar nga një produksion gjerman ndërkaq vetëm 20 për qind janë financuar nga Qendra Kinematografike Kombëtare e Shqipërisë”, ka thënë Haziri për Rozë.

Filmi ende është duke u xhiruar, por tani skenat janë zhvendosur në Gjermani, në të cilin vend është vetëm aktori Haziri ai që ka xhiruar skena.

“Filmi flet për emigrantët shqiptarë që udhëton nga Shqipëria për në Gjermani pasi nuk ka para për të paguar haraçin”, thotë Haziri.

Sipas tij, jeta e këtij personazhi kalon nëpër peripeci të shumta, pasi që ai vuan shumë duke punuar për të paguar haraçin që ka.

Skena të filmit nga Shqipëria janë xhiruar në qytetin më verior të Shqipërisë, Bajram Curr, ndërkaq skenat e tjera do të luhen në Gjermani.

“Për mua ky ishte një fat i madh pasi që të xhirosh në një film të këtillë është nder”, tha Haziri. /express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here