Hayden PanettiereAktorja sexy, e cila luan rolin e Claire Bennet në BBC Two show, Hayden Panettiere ka thënë se nuk ndjehet asnjëherë më mirë se sa kur është e zhveshur.

Asaj i pëlqen pa masë të qëndrojë e zhveshur në shtëpinë e saj, e sidomos të jetë së bashku me shoqen e saj më të mirë. 19-vjeçarja Hayden ka thënë se shpesh i ndodh që shoqja e saj e dhomës ta sheh atë duke u sorollatur nëpër shtëpi lakuriq, por ajo tanimë është mësuar me të.

Aktorja shtoi: “Personi i fundit i cili më pa lakuriq ishte stilisti im. Zakonisht shoqja ime e dhomës, e cila është edhe mikja ime më e mirë, më sheh të zhveshur gjatë gjithë kohës. Ajo më sheh dhe nuk i bënë fare përshtypje, sepse ajo tashmë është mësuar me mua. Ato janë momente të mrekullueshme për mua, prandaj gjithmonë e bëj”.

Biondina fantastike, e cila në të kaluarën ishte në lidhje me aktorin Steve Jones, dhe së fundi me Milo Ventimiglia, gjithashtu ka rrëfyer se është shumë xheloze në disa aspekte.

Ajo sqaroi: “E urrej kur ndjej inat apo xhelozi. Është një ndjenjë e tmerrshme dhe budallallëk”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here