Ethan Hawke dhe bashkëshortja e tij do të kenë një fëmijë tjetër.

Një burim pranë çiftit ka treguar për revistën ‘US Weekly’ se bashkëshortja e aktorit është pesë muajshe shtatzënë dhe një vëlla ose motër do t’i bëjë shoqëri vajzës 2-vjeçare të çiftit, Clementine.

Aktori protagonist në shumë filma policeskë ka edhe 2 fëmijë të tjerë, Maya (12 vjeç) dhe Levon (9 vjeç), nga marrëdhënia e mëparshme me aktoren Uma Thurman.

“Të jesh prind është kënaqësia më e madhe. Nëse dështoj në këtë rol, do ta konsideroj jetën time si katastrofike”, është shprehur Hawke.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here