Pas suksesit të arritur në Greqi ku për një muaj rresht ishte pjesë e “Elite Models”, Hasna qëndrimin tre mujor atje e redukton në një muaj shkak i vizës.

Pas suksesit të arritur në Greqi ku për një muaj rresht ishte pjesë e “Elite Models”, Hasna qëndrimin tre mujor atje e redukton në një muaj shkak i vizës. “Pas vajtjes sime në Greqi, qëndrova një muaj atje, edhe pse përcaktimi ishte për tre muaj.

Por, pasi më dolën disa probleme me vizën, qëndrimi u reduktua në një muaj”, thekson Hasna. “Më duhet të pranoj se jam ndjerë mjafë mirë atje, dhe përkatësisht në Athinë ku qëndrova. Pavarësisht fërkimeve kohëve të fundit Shqipëri-Greqi, përsëri u ndjeva paksa si në Shqipëri. Greqia është një vend ku moda është shumë e zhvilluar, sepse në vetëm një muaj qëndrimi atje, pata mundësi të shumta dhe të ndryshme në këtë fushë, ku po përmend më të fundit pjesëmarrjen time në “Athens Fashion Week”, shton më tej supermodelja.

Udhëtimet në shtete të ndryshme të botës janë një rutinë e bukur, paksa e lodhshme edhe për problemet e zakonshme që dalin, siç është fjala për vizat, por kënaqësitë që të japin i kompensojnë ato probleme. Si destinacion i rradhës për bukuroshen shqiptare pritet të jetë Shangai, i cili njihet si një ndër qytetet më të bukura në botë. “Plani është që destinacioni i radhës të jetë Kina.

Tashmë kam një tjetër kontratë atje, me një tjetër agjensi ”PT MODELS”, në Shangai. Megjithatë ende mbetet për t’u parë, pasi jam duke shqyrtuar dhe disa mundësi në disa shtete të tjera”, tregon Hasna. Për momentin, Kina është destinacioni i parë, me një kontratë 90 ditëshe me agjensinë e lartëpërmendur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here