Harry humb të dashurën, braktis “Facebook”Princi Harry fshiu llogarinë e tij në “Facebook”, nga frika e zbulimit të detajeve të tjera të pushimeve të tij të çmendura në Las Vegas, ndërsa duket se është ndarë gjithashtu edhe nga e dashura e tij e fundit. 

Harry është një fans i madh i rrjeteve shoqërore, në të cilat ai ka llogari nën pseudonimin “Spike Wells”.

Megjithatë, që prej mëngjesit të së dielës, profili i tij në “Facebook” është mbyllur, ndërsa mediat britanike spekulojnë se familjare mbretërore është duke u përpjekur të kufizojë skandalin.

Disa foto të tjera denigruese të Princit dhe festave të tij nudo duket se ekzistojnë dhe negociohet për mospublikimin e tyre.

Ndërkohë, sipas “Daily Mail”, 23-vjeçarja Cressida Bonas ka mbyllur marrëdhënien që kishte nisur me Princin që prej fillimit të verës.

Modelja, studente në Universitetin e Lidsit, u shpreh e poshtëruar nga fotot e të dashurit të saj nudo, në shoqërinë e një femre, në një dhomë hoteli gjatë pushimeve amerikane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here