Harry dhe Meghan mohojnë thashethemet për një reality-shou në Netflix.

Me sa duket nuk ka plane që anëtarët mbretëror të plotësojnë boshllëkun që do të lihet shpejt nga Kardashians, shkruan Sky News.

Harry dhe Meghan kanë mohuar raportet se ata do të marrin pjesë në një reality-shou për Netflix, pasi nënshkruan një marrëveshje me transmetuesin.

Një zëdhënës i çiftit tha se duka dhe dukesha “nuk po marrin pjesë në asnjë reality-shou” pas raporteve të tabloidit se është planifikuar një seri televizive.

Në fillim të këtij muaji, u njoftua se Harry dhe Meghan kishin nënshkruar një marrëveshje për të krijuar dokumentarë, filma artistikë dhe shfaqje të tjera për Netflix, që thuhet se vlejnë më shumë se 100 milionë funta.

Sipas një raporti fillestar në The Sun, një seri dokumentaresh që përqendrohet në filantropinë e tyre dhe ofron një vështrim të shkurtër të jetës së tyre të re në SH.B.A. do të ishte ndër shfaqjet e planifikuara.

Thuhej se ata do të ndiqeshin për tre muaj, por që nuk ishte e qartë nëse kamerat do të lejoheshin në shtëpinë e tyre në Montecito, California.

Por fatkeqësisht, për momentin duket se çifti nuk do të jetë ai që do të ndjekë hapat e familjes Kardashian.


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here