Harroni “pulat e Petritit” tash kemi “pulat e Mozzikit”Këngëtari i ri Mozzik, duket se është mërzitë me muzikën dhe ka gjetë një formë tjetër për ‘relaks’.Mozzik ka blerë një gjel me të cilin ka shkrepur edhe disa fotografi dhe i ka shpërndarë në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Pasi publikoi imazhet me gjel në dorë, Mozzik mori komente të shumta nga fansat e tij, të cilët i kishte argëtuar me këto imazhe.Ndoshta, këto nuk janë vetëm imazhe, por pas tyre mund të fshihet një projekt i ri nga këngëtari, madje në njërin prej tyre ai i la mbishkrimin “Mirupafshim”.

Kënga e fundit e Mozzik është ‘Me hile’ e cila për pak kohë sa u publikua është pëlqyer shumë nga publiku dhe vazhdon të jetë një ndër këngët e fundit më të dëgjuara.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here