Kishin ardhur një ditë më parë për t’u përgatitur për spektaklin ‘Zhurma Show Awards’, djaloshi shumë i folur i BB5 Ermal Merdani dhe këngëtarja çapkëne Ledi Vokshi, që me anë të një miku të përbashkët janë takuar.

Ndërsa në një nga klubet e njohura në vend, të dielën e kaluar, së bashku me Arbër Zekën, kanë kërcyer pa fund.

Ndërsa, siç e shihni në këtë foto paparac, siguruar nga një mik yni, djemtë e BB5 janë ‘harbuar’ paksa me këngëtaren Ledi Vokshi.

Ne kishim edhe foto të tjera që tregojnë edhe më shumë detaje të kësaj mbrëmjeje, por nuk i botuam. Mësojmë gjithashtu se në këtë rreth miqësor kanë qenë edhe Loreta Abdyli “Miss Diaspora”, dhe producentja e saj. /M. GJ./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here