Ramush dhe Daut Haradinaj së bashku me bashkëshortet kanë marrë pjesë në dasmën e pasardhësit të familjes së vetëshpallur mbretërore Zogu. Fotografitë janë publikuar në rrjetet sociale nga bashkëshortja e Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Express.

Sot,  Leka II Zogu u martua me Elia Zaharian nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Tirana është qyteti ku jeni njohur, ku keni ushqyer miqësinë, respektin e ku i shfaqët dashurinë njëri-tjetrit. Tirana është vendi ku do të ngreni folenë”, u shpreh Veliaj në ceremoninë e bekimit.

Leka Zogu II ka lindur më 26 mars 1982 në Afrikën e Jugut, Johanesburg, i shpallur me vendim të Qeverisë së atjeshme si tokë shqiptare për 24 orë.
Ai ka mbaruar studimet në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Angli, në Londër, ndërsa është diplomuar në Universitetin M. Iliria, në Prishtinë për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Është specializuar në Akademinë e Mbrojtjes për Problemet e Sigurisë Kombëtare.

Leka ka punuar pranë Ministrisë së Jashtme si Këshilltar i Ministrit në vitin 2006- 2009 për Çështjet e Marrëdhënieve Dypalëshe. Mandej ka punuar pranë Ministrisë së Brendshme si Këshilltar i Ministrit nga viti 2009 deri në vitin 2012.

Është “President Nderi” i disa organizatave shoqërore dhe sportive. Po kështu është “Qytetar Nderi” i qytetit “New Orleans” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Princ Leka II është nderuar me Urdhrin e Lartë “Santi Maurizio de Lazzaro” nga Familja Mbretërore Savoja e Italisë, njëherësh mban dhe disa urdhra dhe vlerësime nga organizata të ndryshme për aktivitetet në lëmin e çështjeve sociale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here